75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / A

Pak orë pas nënshkrimit me FC Lirinë, Ismet Munishi përfshihet në një aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Miradi, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga veturat ka përfunduar me katër rrota përpjetë.

Sipas informacioneve, në këtë aksident ka qenë i përfshirë edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi. I kontaktuar nga Indeksonline për të folur rreth rastit, Munishi nuk ka dashur të jepte detaje.

“Po më vjen keq, jam në stërvitje”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Ismet Munishi vetëm një ditë më parë ka nënshkruar kontratë me klubin nga Prizreni, FC Liria, ku ka marrë drejtimin e skuadrës. Ai ka zëvendësuar trajnerin Liridon Leci, i cili është shkarkuar nga kjo pozitë. /Indeksonline/

May be an image of crowd and text that says 'S ARPA MQUEN JKT 255'