23:26 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Pak orë pas publikimit, kënga e Taynës dhe Mozzikut kap 1 milionëshin

Kënga ‘Edhe ti’ nga Tayna dhe Mozziku u publikua sot në orën 12:00.

Ndërsa për më pak se 10 orë, kënga ka arritur të grumbullojë mbi 1 milion dëgjime në kanalin Youtube, shkruan Indeksonline.

Kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Kujtojmë që edhe para publikimit, nga autorët e këngës u tha se kënga do të jetë një super hit. /Indeksonline/