75 Mall Live Search
23:30 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pak para dasmës, Afrona jep një premtim

Teksa kanë filluar numërimin prapa për dasmën e tyre, Afrona dhe Blero janë në përfundim të detajeve të fundit rreth ceremonisë.

Me datën 21 shtator çifti i njohur do të kufizojnë dashurinë e tyre me martesë.

E emocionuar për ditën e saj të madhe, Afrona ka dhënë një premtim në një postim që ka bërë së fundi në ‘InstaStory’.

“Dasma më e mirë do të ndodhë së shpejti”, ka shkruar ajo përkrah një imazh ku shihet së bashku me Bleron.

Në dasmën madhështore të çifti pritet të jenë një numër i madh i të ftuarve, familjarë, miq dhe emra të njohur tek ne. Dasma do të organizohet në bregdetin shqiptarë i njohur si Rana e Hedhun./Indeksonline/