Pak para mesnate, Prishtina transferon sulmuesin anglez

Klubi i Prishtinës ka bërë zyrtarizmin e dytë për ditën e sotme.
Pak para mesnatës, klubi nga kryeqyteti ka njoftuar transferimin e sulmuesit anglez, Olusanya Temitope Fadahunsi, shkruan IndeksOnline.
Ai ka përvojë në ligat angleze, duke u paraqitur për skuadrat si Sutton United, Torquay United dhe Hamton & Richmond Borough.
Sipas njoftimit të Prishtinës, Fadahunsi është 25 vjeçar dhe luan si sulmues i krahut të djathtë.
“Më pëlqen moti, më pëlqen ekipi, më pëlqen stadiumi, më pëlqen historia e klubit. Përse jo?! Jam dinamik, jam i shpejtë, më pëlqen të luaj, më pëlqen të shënoj. Është mundësi e mirë për mua që të dëshmohem dhe nga momenti kur kam marrë ofertën, që të nesërmen kam ardhur këtu. Dua të shijoj çdo moment së luajturi dhe të qëndroj sa më gjatë që është e mundshme.”, ka deklaruar sulmuesi anglez pas nënshkrimit.
Kujtojmë që Prishtina gjatë ditës së sotme ka transferuar edhe sulmusin francez, Elijah Boimbo Mpaka Samuel./IndeksOnline/