Pak para ndeshjes, Kitaroviq i dhuron Putin-it fanellën kroate (Foto)
Kanë mbetur edhe pak minuta deri në zhvillimin e ndeshjes së finales të Botërorit 2018 në Rusi.
Në këtë finale ndeshen kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Francës.
Është pikërisht presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq e cila i ka dhuruar fanellën e ekipit kroat presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton Indeksonline.
Duke e falënderuar për organizimin e mirëfilltë të Botërorit 2018, ajo i dha si dhuratë të veçantë edhe këtë fanellë./Indeksonline/