75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Pak para ndeshjes Kosovë-Suedi, Pacolli kujton Cimën

Behgjet Pacolli me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka kujtuar humoristin Rasim Thaçi, Cima, i cili ndërroi jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Pikërisht sonte, ku do të mbahet ndeshja Kosovë-Suedi, ai ndau një imazh të tij duke shkruar se nuk mundet në këtë ditë pa e menduar Cimën, shkruan Indeksonline.

“Kur Kosova sonte nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballlë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mundem pa menduar edhe për artistin tonë të dashur, Cimën, i cili do të ishte shumë i lumtur sonte. Ekipit i urojmë fat dhe fitore!”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/