10:56 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj viziton Lushtakun e Mustafën, u dhuron flamurin kombëtar

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një vizitë tek dy ish-komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafën.

Haradinaj ka thënë se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e pastër dhe e shenjtë, andaj do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!

RH