75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Rexhep Selimi, pak para nisjes për në Hagë – homazhe te varri i Astrit Deharit

Sot, bëhen 4 vjet nga vdekja e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Aktivitetet e kësaj partie, në nder të veprës dhe kontributit të Deharit kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, transmeton IndeskOnline.

E, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, pak para se të niset për në Hagë, ka bërë homazhe te varri i Deharit.

Aty u panë edhe deputetë të tjerë të VV-së dhe familja e aktivistit të vdekur, derisa realizuan edhe një fotografi të përbashkët.

Kujtojmë se Rexhep Selimi pritet që sot në orën 9:00 të udhëtojë për në Hagë, pasi iu konfirmua dje aktakuza./Indeksonline