19:06 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Pak para orës policore, aksidentohen rëndë 6 vetura në Prishtinë

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para orës 19:00 gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë, gjegjësisht në Veternik.

Në këtë aksident janë përfshirë 6 vetura, ndërsa raportohet të ketë edhe të lënduar.

IndeskOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes: