21:42 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pak para vdekjes prindërit i realizuan ëndrrën 4 vjeçarit, ai vuante nga kanceri

Një katërvjeçar ka vdekur si pasojë e një kanceri të rrallë në qytetin e Sheffield të Anglisë.

Jack Lacey ishte diagnostifikuar me një kancer të rrallë në tru dhe gjasat që ai të mbijetoj ishin minimale. Kështu që prindërit e tij, Ëesley Lacey dhe Revecca Oldham kishin kursyer para në mënyrë që të vizitonin vende të ndryshme në muajt e fundit të jetës së djalit të tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ata kishin realizuar vizita të ndryshme, udhëtime me helikopter dhe Disneyland.

Po ashtu prindërit e tij kishin lansuar një faqe gofundme dhe shuma e përfituar ishte 45,000 funta.

Pas skanimeve të djalit të tyre, doktorët konfirmuan se djaloshi i tyre vuan nga kanceri i Diffuse Pontine Glioma dhe se kanceri ishte rritur aq shumë në pjesën integrale të trurit sa që intervenimi ishte i padobishëm.

Përkundër të gjithave prindërit janë me zemër të thyer pasi që djaloshi i tyre nuk arriti t’i mbijetoj sëmundjes së rëndë dhe Jack vdiq në duart e babait të tij./Indeksonline/