18:35 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pak ujë dhe akull, mund të zbuloni brenda 30 sekondave nëse keni probleme me zemrën apo jo

E dini se brenda 30 sekondave mund të kuptoni nëse keni ose jo një problem me zemrën? Ndiqni hapat më poshtë për të mësuar si.

Hapi i parë

Në një pjatë hidhni ujë të ftohtë dhe sigurohuni që të keni hapësirë për të futur të dyja duart. Brenda në ujë vendosni disa copa akulli.

Hapi i dytë

Vendosni duart brenda në pjatë  dhe mbajini 30 sekonda. Kjo do t’ju bëjë të kuptoni si përgjigjet gjaku juaj në kontakt me të ftohtin.

Rezultatet e mundshme janë këto:

1. Gishtat tuaj mund të jenë skuqur dhe ky është lajm i mirë. Skuqja e duarëve tregon se nuk ka asnjë problem me oksigjenin në gjak. Nuk ka asgjë që s’shkon me qarkullimin tuaj të gjakut.

2. Nëse gishtat bëhen të zbehtë dhe marrin ngjyrë mavi, atëhere duhet të shqetësoheni pasi mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Niveli i oksigjenit në qelizat e gjakut s’është i mjaftueshëm, ose mund të keni probleme me furnizimin e oksigjenit në gjak.