Pakënaqësi për emërimin e Ahmet Ahmetit në krye të Inspekcionit në Podujevë, Syla: Të reagoj VV-ja!

Pakënaqësi të mëdha janë duke u shfaqur nga përkrahës të Vetëvendosjes në Podujevë, pas emërimit të Ahmet Ahmetit në krye të Inspekcionit. Këtij të fundit, Lëvizja Vetëvendosje dikur i kishte bërë kallëzim penal.
Enis Syla, njëri prej anëtarëve të LVV-së në Podujevë përmes disa statuseve në Facebook ka shprehur pakënaqësi të hapura lidhur me veprimin e kryetarit, Shpejtim Bulliqi.
Në reagimin e fundit, Syla e quan Ahmetin “servilë”. “Reagimin tim është dashtë me e bë Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë! E që fatkeqësisht kanë mbetur pak sepse i ka mashtruar pozita në Komunë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ahmet ahmet
Reagim:
Pas postimit në lidhje me emërimin e Ahmet Ahmetit,si shef i inspeksionit në Komunën e Podujevesë. Po marrë shumë mesazhe e thirrje telefonike gjoja se unë po e dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje! Dhe Kryetarin Shpejtim Bulliqi!
E para unë pikërisht jam duke e mbrojt Lëvizjen nga qifti i Ahmet Ahmetit,e servilave tjerë. Në fakt keni të drejtë sepse reagimin që po e bëjë unë sot për Ahmetinë dikur e bëjshimë së bashku e qe besa ju drejtoshim edhe Gjykates e nuk lejshim bir veni pa u ankue për shkeljet ligjore që i bëjke Ahmeti me shok. Kurse sot për një trohë pushtetë i harruat të gjitha i mirë Ahmeti, i mir Rasimi, i mirë Avni Maloku,etj!
Reagimin tim është dashtë me e’ba Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë! E që fatkeqësishtë kan mbetë pak sepse i ka mashtrue Pozita në Komunë!
Kurse sa i përketë Kryetaritë Shpejtim Bulliqi nuk kam asgjë personale!
Kur ka qenë koha e zgjedhjeve ja kena hap dyert e shtëpis e qe besa jom kujdes personalisht edhe qadren meja majtë mos me lag shiu deri të futetë brenda edhe pse kena pas rrezikue që me fitue LDK-ja. Ahmet Ahmeti prap na kish hjekë prejë listave për subvencione në Bujqësi qysh eka ba për disa vite rreshtë veq pse na ishim anëtar të Lëvizjen Vetëvenosje!
Kryetar çdo pik djerse që e kam derdh çdo fjal që e kam than çdo hap e çdo kilometër që e kam ba duke u munëdue me ti ba një grushtë vota ti kisha ba hallall ama jo me Ahmetin!
Edhe krejtë në fundë nëse ju Kryesi e Lëvizjes në Besianë nëse mendoni që Ahmet Ahmeti ka ma shum ka rëndësi atëherë ju vazhdoni me atë sepse unë edhe Ahmeti kurr nuk kena me qenë në të njëtenë vijë Politike!🤮🤮 Respekt për Aktivistat e sinqertë!!


