75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pakënaqësi të mëdha me Ligjin e pagave

Nga 1 dhjetori në Kosovë do të nisë zbatimi i Ligjit të pagave, i cili ende pa filluar të jetë në funksion ka ngjallur reagime të shumta.

Mehdi Geci, zëvendësavokat i Popullit, tha se kanë pranuar shumë ankesa nga sindikatat.

“Kemi pranuar ankesa dhe ne do të dalim me rekomandime. Jemi duke i analizuar të gjitha ankesat. Sipas sindikatave nga ky ligj krijon barazi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Geci bëri me dije edhe gjatë hartimit të ligjit kanë opinione.

“Asnjë nga institucionet nuk i është përgjigjur Institucionit të Avokatit të Popullit”, tha ai.

Ndryshe pak ditë më parë Kushtetuesja ka pezulluar Ligjin për zyrtarë publik deri më 28 shkurt 2020.