Pakënaqësitë e lojtarëve, Real Madrid vendos në lidhje me Alonson
Sipas raportimeve të Marca-s, nga klubi i Real Madridit ka ardhur një mesazh i prerë në lidhje me Xabi Alonson pas pakënaqësive të disa lojtarëve.
Ata kanë vendosur se të gjitha kompetencat në lidhje me lojtarët t’ia lënë atij.
“Ai është lideri. Ai vendos.”, kanë deklaruar nga klubi i i Los Blancos.
Ky qëndrim i klubit madrilen tregon qartë mbështetjen dhe besimin që drejtuesit kanë për trajnerin, duke i atribuar atij autoritetin kryesor në vendimmarrje, shkruan IndeksOnline.
Mesazhi ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar masivisht.

