14:45 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Paketë e dyshimtë me “pajisje eksplozive” arrin në restorantin e De Niros

Një paketë e dyshimtë, e ngjashme me ato që janë dërguar në adresë të rrjetit televiziv CNN dhe të disa demokratëve në SHBA, u dërgua edhe në një restorant në Nju Jork, i cili është në pronësi të aktorit Robert De Niro.

Televizioni NBC, duke cituar burime të policisë, tha se pajisja ka arritur në restorantin Tribeca Grill mëngjesin e së enjtes.

Nëse lidhet me paketat e mëparshme, kjo është pajisja e nëntë eksplozive që u dërgua këtë javë te kritikët e perceptuar të presidentit amerikan, Donald Trump.

De Niro është një kundërshtar i zëshëm i Trumpit dhe një herë e ka quajtur atë “katastrofë kombëtare”.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha se ndërtesa e restorantit ka qenë e zbrazët në momentin kur ka mbërritur pajisja e dyshimtë.

Temat: