75 Mall Live Search
14:50 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pakistani ia rrëzon avionët Indisë, kapen rob dy pilotë

Frika për një luftë mes dy fuqive bërthamore, Indisë dhe Pakistanit, bëhet gjithnjë e më e madhe pasi dy rivalët rrëzuan avionët e njëri-tjetrit gjatë ditës, në një përshkallëzim dramatik të situatës.

Konflikti për rajonin e Kashmirit që zgjat prej dekadash rrezikon të ashpërsohet edhe më shumë.

Në rrjetet sociale u shpërndanë foto të kapjes së dy pilotëve indianë në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga pakistanezët, por edhe të avionëve të rrëzuar.