75 Mall Live Search
20:13 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pakistani, Turqia dhe Malajzia do të lansojnë kanal televiziv islamik në gjuhën angleze

Kryeministri Imran Khan ka thënë se Pakistani, Turqia dhe Malajzia kanë vendosur të lansojnë një kanal në gjuhën angleze për të përballur sfida të shumta, përfshirë ato të Islamofobisë.

Imran, i cili aktualisht ndodhet në New York në lidhje me seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB, e bëri këtë njoftim në faqen e internetit të mikroblogging, transmeton Indeksonline. Sipas ndërmarrjes së përbashkët nga të tre vendet, seritë dhe filmat do të prodhoheshin në mënyrë që muslimanët dhe bota në përgjithësi të mund të edukoheshin mbi historinë islame, tha ai.

“Presidenti Erdogan, Kryeministri Mahatir dhe unë patëm një takim në të cilin vendosëm se 3 vendet tona do të fillojnë të shfaqin një kanal në gjuhën angleze për të përballur sfidat e paraqitura nga Islamofobia”, tha Imran.

Imran poashtu bëri thirrje për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe Islamofobinë.

Ndërsa Erdogan tha se gjuha e urrejtjes “del përpara krimeve më të këqija kundër njerëzimit”./Indeksonline/