75 Mall Live Search
19:28 / E Enjte, 03 Prill 2025 / H F

“Paknaqësi”, prapaskenat e takimit Kurti- Hoxha

Pas takimit të zhvilluar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësuesin e komunitetit goran, Adem Hoxha, Partia Gorane e Bashkuar ka reaguar në një përgigje për IndeksOnline.

Ky takim u realizua në kuadër të konsultimeve për formimin e Qeverisë së re dhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në deklaratën e saj, Partia Gorane shprehu pakënaqësinë për diskriminimin e vazhdueshëm të komunitetit goran në Kosovë gjatë katër viteve të fundit.

Hoxha, theksoi se për shkak të këtij diskriminimi dhe të përgjithshëm të qëndrimeve ndaj komunitetit goran, mbështetja e kësaj partie për qeverinë e ardhshme, që do të udhëhiqet nga Vetëvendosje, është nën një pyetje të madhe.

“Sot, Partia Gorane e Bashkuar ka mbajtur një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në kuadër të konsultimeve për formimin e Qeverisë së re. Në këtë takim, presidenti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, ka theksuar pakënaqësinë për diskriminimin e komunitetit goranas në Kosovë gjatë katër viteve të fundit. Për shkak të gjithë qëndrimit dhe rrethanave, mbështetja e Partisë Unike Gorane për qeverinë e ardhshme, është nën një pyetje të madhe”, thuhet në një përgjigje për IndeksOnline nga kjo parti.

Tutje, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave, dhe do të përfaqësohet me 48 deputetët në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.

Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë, 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. 10 deputetët e tjerë do të jenë nga komunitetet e tjera joshumicë.

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/