Pakoja e ndarë nga Qeveria për bizneset private nuk pritet aspak mirë nga gastronomet: Jemi të diskriminuar

Kanë mbetur vetëm edhe pak javë për bizneset private të aplikojnë për pakon e ndarë nga Qeveria për subvencionim për rritje të pagës. Ndërsa, përfaqësues të gastronomisë janë shprehen të zhgënjyer më këtë pako. Ata e kanë quajtur jo funksional.
Sekretari i gastronomisë, Arian Vranica në një intervistë për IndeksOnline ka folur për këtë pako ku theksojë se deri me tani të gjitha masat që janë marrë në drejtim të sektorit privat nuk kanë qenë adekuate.
Ai u shpreh se bizneset janë indinjuar dhe kanë humbur besimin drejt Qeverisë.
“Ne si shoqatë e kemi formuar të gjithë pjesëmarrësit e sektorit të gastronomisë, mendojë që janë në kuadër të anëtarësisë së, lidhur me subvencionimin në fjalë për përkrahjes deri në vlerë 100 euro, por fatkeqësisht që nga fillimi i pandemisë deri më tani, plotë prej masave që janë marrë nuk janë ekzekutuar në plotni, sepse kemi pasur raste të shumta që bizneset kanë aplikuar për subvencionim të caktuar dhe në fund nuk ka përfituar. Duke3 parë faktin që shumë më shumë është përkrahur sektori publik se sektori privat, ani pse sektori privat ka pasur sekuenca shumë më të mëdha në raport me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e Qeverisë që janë ndërmarrë në raport me sektorin privat dhe në veçanti sektori i gastronomisë si dhe me ndikimin e inflacionit, nuk ka pasur masa adekuate andaj plotë biznese janë indinjuar nga kjo situatë dhe e kanë parë dhe e kanë humbur besimin që mund të përkrahen dhe të dalën nga gjendja e krizës ekonomike”, theksojë Vranica.
Vranica theksojë se kërkesa drejt Qeverisë ka pasur tashme e një kohë të gjatë.
“Ne i kemi bëre kërkesat tona tash e një kohë të gjatë, me masa të tilla nuk është e mundshme të mbështetën të gjithë financiarisht dhe nuk janë të mjaftueshme, sepse buxheti i shtetit në kohë të krizës ekonomike nuk duhet të inkasojë kaq shumë mjete dhe duhet të jap më shumë”, shtoi ndër të tjera ai.
Ndërsa, menaxheri i njërës prej kafiterive më të popullarizuara në kryeqytetet, Flamur Smajli, u shpreh se ndihen të diskriminuar. Ai theksojë se funksionojnë njëjtë sikurse sektori publik dhe kërkojë të ndahen masat e njëjta.
“Kjo masë nuk ka funksionuar për sektorin e gastronomisë, për arsye se neve nuk na është përshtat rritja e pagave, për ndryshe duhet të ishte ndryshe sikurse në sektorin publik, pasi tek ne rriten rrogat në bazë të përvojës, në bazë të eksperiencës se punës. Kur e ka marrë masën qeveria ne e kemi rritë rrogën më përpara, ose pas kësaj mase dhe për nuk ka funksionuar. Normal që ndihemi të diskriminuar jemi të njëjtë, kontributet, tatimet në pagë këto i paguajmë njëjtë sikurse sektori publik, jemi të njëjtë si punëtorë. Kërkojmë nga Qeveria mirëkuptim të na ndajë masat e njëjtë sikurse sektorit publik”, bëri të ditur ai.
Njëjte edhe Faton Osmani, menaxheri i një kafiterie tjetër, pranoj për IndeksOnline se pakoja e fundit është jofunksionale. Ai bëri apel drejtë Qeverisë t’i kenë parasysh punëtorët e sektorit privat.
“Edhe ne si biznes privat kishim kërkuar të na miratohet paga sikur në sektorin publik, për ne nuk kanë marrë parasysh asgjë, bëjë apel tek Qeveria që t’i kenë parasysh edhe punëtorët privat sepse nëse nuk do të ishin punëtorët privat nuk do të funksionon as punëtorët publik. Edhe për në nuk ka funksion paga për punëtorët privat”, ka thënë ai./IndeksOnline/