“Pakti me Hamasin, i përkohshëm, arrijmë objektivat tona”, ministri i Jashtëm izraelit flet pas nisjes së armëpushimit: Lufta do të mbaronte nëse…

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbajtur një konferencë shtypi nga Jeruzalemi ditën e sotme pas nisjes zyrtarisht të armëpushimit me Hamasin, pas më shumë se 450 ditësh.
Ai deklaroi se marrëveshja që po kryhet është për shkak të një “angazhimi ndaj vëllezërve dhe motrave që po mbahen në robëri”.
“Dua ta bëj të qartë se Izraeli është i përkushtuar për të arritur të gjitha qëllimet e luftës që kabineti i sigurisë përcaktoi, që përfshin kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe shpërbërjen e Hamasit”, thotë ai.
“Kjo luftë mund të kishte përfunduar shumë kohë më parë nëse Hamasi do të dorëzonte armët dhe do të dorëzonte pengjet tanë”.
Ai shtoi se nëse Hamasi qëndron në pushtet, “paqëndrueshmëria rajonale mund të vazhdojë” në Gaza.
“Ne jemi të vendosur për të arritur objektivat e luftës,” theksoi ai, ndërsa tha më tej se ajo që ndodh tani është një “armëpushim i përkohshëm”.