19:29 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pakënaqesi lidhur me draft ligjin për Bashkesitë Fetare (Video)

“Në Ditë Mbas Dite” të TV Rrokum është diskutue për Ligjin për Bashkesitë Fetare në Kosovë.

Sekretari i Kryseisë së Bashkesisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka shtruar nevojen që Kosova ta ketë Ligjin e saj për Bashkesitë Fetare egzistuese.

Lulzim Shehu, Sekretar i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, po ashtu, duke folur për këtë temë, tha se, është nevojë miratimi i ketij ligji, sepse qysh tha ai, kështu “na jemi pa egzistencë”.

Ndërsa, Fehmi Cakolli, Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, ka thënë se problemi lidhur me këtë Ligj mundet me qenë te financimi i këtyne Bashkesive.

“Ësht një dilemë se si ka me u ba Ligji”, thote ai.

Rexhepi nga BIK theksoi se projektligji i parapame per Bashkesiteë Fetare ka anët e saj poziitve dhe negative.

“Edhe pse si bashkësi jemi shumicë, ne jemi për trajtim të barabartë te të gjitha bashkësive në Kosovë”, thote ai.

Shehu nga Bashkesia e Tarikateve ka thënë se disa bashkësi nuk duan me tregu prejardhjen e financave.

“Shumë është me rëndesi me dite se si financohet një bashkesi, pra, shteti duhet me dite lidhur me këtë çashtje”, theksoi ai.

Rexhepi shprehu pakenaqesi lidhun me draft ligjin për Bashkesite Fetare, sepse është e papranueshme qysh thote ai, që me 50 nenshkrime të themelohet një bashkësi fetare.