75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pal Lekaj: Albin mos u fsheh, të erdhi dita, por ti zgjodhe të mos jesh aty!

Ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka çuar porosi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që nuk duhet të fshihet, por të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Lekaj i ka thënë Kurtit se sot kur të erdhi dita, ti zgjodhe të mos jesh aty. Këtë koment Lekaj e ka bërë pasi presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar në konsultë Kurtin për ta mandatuar për kryeministër.

Statusi i plotë i Lekajt:

Albin ku je?
Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!
15 vjet ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.
Dhjetëra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur.
Mijëra ditë burg të mbajtura.
Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.
Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!

DËSHPËRUESE!