18:32 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Pal Lekaj: Jemi zotuar që ta shpëtojmë Telekomin

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në takimin e sotëm të Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.

“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit. Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varën nga të ardhurat e telekomit”, ka shkruar Lekaj në Facebook.