75 Mall Live Search
08:08 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / Z S

Pal Lekaj kritikon koalicionin e PSHDK-së me Kurtin: Kapitulluan, kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor

Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar në koalicion me GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Për këtë ka reaguar Pal Lekaj nga AAK-ja duke thënë se partia e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të djathta është kthyer në degë të majtë.

Ai ka shprehur bindja se udhëheqja e re lokale nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike.

Postimi i plotë:

“Partia Demokristiane”, e trashëguar nga i ndjeri Mark Krasniqi, nga një parti me vlera të mirëfillta të djathta është kthyer në një “degë të majtë”.

Jam më se i bindur se udhëheqja e kësaj dege lokale as nuk i di e as nuk i kupton konceptet e drejtimeve politike, sepse pikërisht kjo udhëheqje e ka shkatërruar një parti që ishte simbol i vendit në shumë procese të rëndësishme. Në krye të saj erdhën njerëz që nuk ishin pjesë e asnjë procesi të mirë për vendin, dhe këtë e dëshmuan edhe me koalicionin me të majtën ekstreme në Kosovë, duke treguar se për ta kanë rëndësi vetëm interesat e një grupi klanor, që po e çon një nga partitë e para shqiptare në Kosovë drejt fundosjes.

I ftoj të gjitha strukturat dhe mbështetësit e vlerave të djathta që t’u bashkohen këtyre vlerave kombëtare për të mirën e vendit, sepse të gjithë e dimë se ku janë ato vlera kombëtare.

Kapitullimi i tyre është sot dhe kjo do të vërtetohet më 28 dhjetor./Indeksonline/