10:00 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjykimi MTPT: U dëshmua se nuk janë keqperdorë 80 cent, e lëre më 80 milionë

Karim Khan, avokati nga pala mbrojtëse e Limajt dhe të tjerëve i ka mohuar pretendimet e prokurorisë për rastin në MTPT. Khan ka thënë para gjykatës se Limaj dhe të tjerët nuk i kanë vjedhur 80 cent, e lëre më 80 milionë euro.

“Sot është edhe një ditë tjetër e rëndësishme për Limaj dhe të tjerët si  dhe një ditë e rëndësishme në procesin gjyqësor të Republikës së Kosovës. Është një mundësi e mbrojtjes që ta shpejgoj para jush se të gjitha pretendimet që janë paraqitur mga zyra e prokurorisë janë plotësisht të pabaza.

Ky rast ka filluar nën dritat e medies, ka filluar me dramën e personave me rroba të zeza të cilët e kanë kontrolluar Ministrinë Civile, ka filluar me titujt e mëdhej në të gjitha mediat me pretendimet e atehershme se jane vjedhur 80 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Winston Churchill ka thënë: Gënjeshtra e kalon gjysmën e botës para se të arrijë e verteta të dalë në shesh.
Mbrojtja ka dashur të ketë me shumë kohë nga fjala e Prokurorisë dhe kemi dashur të përgatitur mirë për ta vene poshtë rastin e Prokurorisë dhe po shpresoj se deri në fund te ditës së sotme do e shihni se ne kemi të drejtë.

Ky rast nuk i kalon shoshitjet. Nuk po themi se sot për herë të parë, ky ka qenë pozicioni i vazhdueshëm i mbrojtjes së Fatmir Limajt. Ky rast tashmë është transformuar duke nisur me 7 të akuzuar me pretendime në 12 pika në lidhje me MTPT , 4 të akuzuar janë lënë anash nga ky rast dhe gjysma e pikave janë zhdukur kur i kemi sfiduar ato para gjyqtares.

Rastin ka qenë një rast i vrasjes në mënyrën metaforike ta themi, kundër familjes Limaj. Kanë qenë të përfshirë dy vëllezërit e rij, djali i tij i cili ka shkuar ne SHBA për një studim më të mirë por është ndëshkuar. E gjithë kjo pakuptimësi është refuzuar nga gjyqtarja Adamska. Të gjitha mesazhet dolëm te rrejshme. Çka të themi tjetër? Por për Fatmir Limajn kjo është një rehati qe ka arritur shume vone. Është shokuese denimi i Prokurorisë ne këtë rast. Ky kod nuk është për ti dekoruar tavolinat tona por është baza e ligjit në Kosovë sa i përket gjyqësisë. Fatmir Limaj, une dhe Tahir Rrecaj kemi dalë me kerkesa të arsyeshme por jnë refuzuar nga Zyra e Prokurorisë ne këtë rast. Këto mesazhe që Prokuroria thoshte se është inkriminuese por nuk janë marrë parasysh dhe ka qenë ekspertiza ajo që ka treguar se janë të rrejshme. As 80 cent e lërë më 80 milionë nuk janë marrë as nga Limaj e as nga të akuzuarit e tjerë” ka thënë Khan.