75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / MSH

Pala serbe rregullon problemin me sistem doganor, lirohen për qarkullim kamionët në Jarinje

Është raportuar gjatë ditës së u ndërpre qarkullimi i kamionëve me mallra në pikën kufitare në Jarinje.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare bëri të ditur se kjo u bë pasi pala serbe kishte deklaruar se kanë probleme me sistemin e doganës.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhej në njoftimin e disa orëve më parë.

Po kjo qendër ka bërë të ditur tashmë se është rregulluar problemi i aluduar dhe se qarkullimi i kamionëve ka filluar.

“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së” thuhet në njoftim.