Palestina reagon ashpër, paralajmëron prishjen e raporteve me Serbinë pas marrëveshjes me Kosovën

Qeveria e Palestinës ka reaguar ashpër pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, ku u hap rruga për lidhje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Serbia pritet që në këtë muaj ta hap ambasadën e saj në Jerusalem, transmeton Indeksonline.
Rreth kësaj çështje ka reaguar ashpër qeveria e Palestinës që ka marrëdhënie të mira me qeverinë e Serbisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Ureykat ka paralajmëruar prishje të marrëdhënieve me çdo vend që lidhë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
“Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që do të hapin ambasadë ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Thyerja e drejtësisë ndërkombëtare nuk tregon fuqi, madje e kundërta, është tregues i dobësisë”, ka thënë ai në postimin e tij në Twitter./Indeksonline/