75 Mall Live Search
13:03 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / H F

Palestra “e famshme” e Rita Orës: Fqinjët humbasin betejën ligjore

Këngëtarja e njohur shqiptaro-britanike, Rita Ora, ka marrë miratimin për të ndërtuar një palestër moderne në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë 7.5 milionë paundë (rreth 8.5 milionë euro), edhe pse prona e saj është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Projekti është përballur me kundërshtime të forta nga banorët e zonës, të cilët kanë shprehur shqetësime për prishjen e qetësisë, ndriçimin e tepërt dhe ndikimin në ekologjinë natyrore. Ata e konsideruan strukturën si një “pavijon zhurmash dhe drite”, që rrezikon të cenojë privatësinë dhe harmoninë e lagjes. Në një peticion kolektiv, fqinjët theksuan se ndërtimi bie ndesh me rregullat e zonës që ndalojnë mbledhjet e mëdha, duke paralajmëruar për konflikte të mundshme.

Ironikisht, vetë Rita kishte folur më herët për rëndësinë e ruajtjes së kopshtit të saj si një “strehë për fluturat dhe shpendët”. Në një video, ajo kishte treguar me dashuri për “parajsën e gjelbër” që nuk donte ta dëmtonte me instalime moderne.

Pavarësisht kundërshtimeve, autoritetet dhanë miratimin, pasi projekti rezultoi brenda rregullave urbanistike. Një burim pranë Orës tha se këngëtarja ka vepruar në mënyrë të ligjshme dhe nuk synon të prishë harmoninë e lagjes.

Përfaqësuesit e saj nuk kanë komentuar ende zyrtarisht për vendimin.