75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Palestra e Malishevës nuk i zë përkrahësit e NISMA-së, Endrit Shala ka disa fjalë për ta

Socialdemokrate ka mbajtur sonte tubim madhështorë në Malishevë në vendlindjen e kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj. Ministri në detyrë Tregtisë dhe Industrisë, e që vjen nga kjo parti, Endrit Shala, e ka quajtur këtë tubim, si jehonë e fitorës së NISMA-së, me 6 tetor. Shala ka thënë se palestra Sportive nuk i ka zënë të gjithë përkrahësit e NISMA-së, por së zëri i tyre u dëgjua edhe brenda sallës.

Postimi i plotë i Shalës

Palestra Sportive në Malishevë ishte shumë e vogël, për tu bërë vend të gjithë përkrahësve të Nismës Socialdemokrate. Por zëri i atyre edhe që ishin jashtë e edhe të atyre brenda, jehoj në të gjithë Malishevën, dhe jo vetëm. Duartrokitjet, brohoritmat dhe thirrjet e tyre pro Nismës, janë jehona e fitorës së sonë në këto zgjedhje.

Malisheva është shtëpia jonë e madhe, është vendi që e do ndryshimin e Kosovës, dhe do ta bëjë ndryshimin me votën e saj me 6 tetor. Bashkimi po bëhet, shteti po bëhet, bashkë me ju, me ne, me qindra e mija qytetarë që po na bashkohen cdo ditë. Faleminderit Malishevë, shihemi në fitoren e madhe E.SH #BashkëpërSh8in #MeFatmirLimajnkryeministër #EndritShala8 #Nisma122