15:32 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Palestra në Rahohec po bëhet gati për Kupën e Kosovës

Rreth 2000 mijë ulëse ka palestra e re në qytezën simpatike në Rahovec dhe është e gatshme për sfidat drithëruese që do të zhvillohen në Kupën e Kosovës në basketboll, qoftë të meshkujt qoftë të femrat.

Një palestër tipike si bukuroshe për nga pamja e ulëseve, kjo nuk gëzon vetëm rahovecianët, por gjithë Kosovën, për faktin se po pasurohemi me një palestër të re.

Një vendim shumë i qëlluar dhe që do komplimente për Federatën e Basketbollit të Kosovës, për shkak se vendosën që ngjarja më e madhe e basketbollit, të zhvillohet në Rahovec, aty ku nuk do ketë vend palestra për t’i zënë të gjithë dashamirët e kësaj loje.