75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 11 Mars 2021 / AR

Palestrës ia pa hajrin, Arilena publikon një imazh me trupin bombastik

Arilena Ara veçohet si këngëtarja më natyrale që ka showbizi shqiptar.

Atë kemi rastin rrallëherë ta shohim me ndonjë grim, pasi çdo paraqitje preferon ta bëjë ashtu siç e ka bërë nëna , shkruan Indeksonline.

Këngëtarja ka arritur të bie në formë të mirë duke ushtruar në palestër për ditë të tëra.

Së fundmi ndau një imazh nga aty duke treguar muskujt e formësuar të barkut.

E veshur me tuta sportive, teksa e ka kombinuar me një bluzë të shkurtër, ajo shfaqi rezultatin perfekt që ka arritur brenda kësaj periudhe duke lenë pa fjalë të gjithë./Indeksonline/