75 Mall Live Search
12:19 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Pallaska: E pabesueshme, Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e saj, kushtetuta që mohon shtetësinë e Kosovës

Analisti dhe avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska e ka vlerësuar si të turpshme citimin që i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje kushtetutës së Serbisë në ankesën e dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Sipas Pallaskës, Vetëvendosje ka cituar një kushtetutë që mohon shtetësinë e Kosovës.

“E pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”

Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.

Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës” shkruan Pallaska në reagim./Indeksonline/