23:35 / E Premte, 22 Janar 2021 / Ç.Q

Pallaska i quan sondazhet e publikuara si marrëzi mediale, joprofesionale e të dëmshme

Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska  beson se sondazhet që po publikohen në televizionet kosovare janë joprofesionale dhe të dëmshme.

Pallaska u shprehë se është tallje publike nëse mundohemi të arsyetojmë këto sondazhe, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me publiku’ sondazhe (i) që janë përgatitur/mbikëqyrur nga persona që janë në garë dhe kanë konflikt të hapur të interesit; apo (ii) sondazhe gjysmake për disa komuna në rast të zgjedhjeve parlamentare është papërgjegjësi totale.Me i arsyetu këto sondazhe në televizion është tallje publike.

Edhe nëse e gjithë kjo marrëzi mediale i pëshkruhet joprofesionalizmit dhe jo keqbesimit, rezultati është tejet i dëmshëm – frikësimi dhe detyrimi i votuesit të rreshtohet prapa “fituesit” të projektuar për t’i shpëtuar ndëshkimit nga regjimi i ri.

Një profeci tipike vetëpërmbushëse!Me këtë diskurs helmues, do të kemi zgjedhje me AKLAMACION, e cila – për arsyet më sipër – ishte metodë e preferuar e “zgjedhjeve” në sistemet totalitare.Për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të mbrojtur bindjen politike nga ky sulm i paprecedentë ndaj votës së lirë, është e domosdoshme të injorohet ky spektakël medial pa shije.Kosova është e vogël. Të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Nuk kemi nevojë për sondazhe e as analiza koti për të vendosur se për kë do votojmë me 14 shkurt.