75 Mall Live Search
17:59 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Pallaska ironizon me LVV-në: Votën e votuesve të LVV-së me e shumëzu me 2 se janë të “drejtë” dhe të “ndershëm”

Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka reaguar në lidhje me propozimin e LVV-së për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.

Pallaska me ironi ka shkruar që vota e votuesve të LVV-së të shumëzohen me 2 se janë më të drejtë e më të ndershëm, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pasi më në fund erdh’ në rend të ditës “reforma zgjedhore,” propozoj të shqyrtohen edhe pikat vijuese me qëllim të “fisnikërimit” të mëtutjeshëm të demokracisë në vend:

1. Votën e votuesve të LVV-së me e shumëzu me 2 se janë të “drejtë” dhe të “ndershëm.”

2. Votën e votuesve të PDK-së dhe AAK-së me pjestu’ për 2 për shkak të “mëkateve” të pas-luftës.

3. Votën e votuesve të LDK-së me e llogarit’ automatikisht si votë të LVV-së në emër të “konstruktivitetit” të rigjetur të kësaj partie politike.

4. Me ju njoftë të drejtën e votës edhe atyre filozofëve ndërkombëtarë në krye me Slavoj Zhizhekun që me shkrim e kanë përkrahur LVV-në në dy palë zgjedhje. Vota e tyre duhet të shumëzohet me koeficientin e intelegjencës së tyre.

5. Ligji i ri për Zgjedhje të ketë një dispozitë përfundimtare që në mënyrë ceremoniale, me font 14 dhe ngjyrë të kuqe, parasheh se zgjedhjet e radhës do të jenë edhe të fundit.

Kush more po tutet me shku në zgjedhje prapë!?!?