75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / SH

Pallati mbretëror jep lajmin e hidhur në mëngjes: Princesha duhet t’i nënshtrohet një transplanti!

Princesha e kurorës norvegjeze Mette-Marit ka nevojë për transplant të mushkërive. Kjo u zbulua në një njoftim për shtyp të titulluar “Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të princeshës së kurorës”, të lëshuar nga Oborri Mbretëror.

Princesha e kurorës Mette-Marit, 52 vjeçe, njoftoi publikisht në tetor 2018 se vuan nga një formë e rrallë e fibrozës pulmonare, një sëmundje e pashërueshme që çon në formimin e shenjave në mushkëri dhe shkakton gulçim. Ajo është detyruar të marrë disa ditë pushim mjekësor dhe të anulojë angazhimet për shkak të sëmundjes së saj. Pallati deklaroi më tej: “Këtë vjeshtë, u kryen disa teste të cilat tregojnë një përkeqësim të ndjeshëm të shëndetit të princeshës së kurorës.”

Duke folur për radion norvegjeze, Mette-Marit tha: “Progresi ka qenë më i shpejtë nga sesa shpresonim unë dhe mjekët. Dallimi më i madh për mua është në fakt se nuk mund të bëj më gjërat që mund të bëja më parë. Ka thjesht kaq shumë gjëra që nuk mund t’i bëj më”./Indeksonline/