Palltoja e çarë, Rihanna ekspozon aksidentalisht të pasmet
Rihanna pati një incident super të sikletshëm me veshjen teksa hyri në shfaqjen e modës së të dashurit të saj, A$AP Rocky, në Paris. Palltoja e zezë prej lëkure që mbante veshur kishte një prerje goxha të lartë pas, e cila i zbuloi për pak çaste të pasmet para kamerave.
Fotografët sigurisht që e kapën momentin ndërsa ylli 37-vjeçar po futej brenda, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Rihanna megjithatë reagoi shpejt, duke e rregulluar pallton dhe duke vazhduar rrugën me stilin e saj elegant dhe moskokëçarës. Incidenti mund të ishte parashikuar me kombinimin e saj tërësisht të guximshëm. Prej zbulimit të sikletshëm u duk se ajo mbante veshur vetëm pallton dhe getat e zeza transparente.
Miliarderja e plotësoi kombinimin me taka të zeza stileto dhe bizhuteri që shkëlqenin nën dritat e shfaqjes, ndërsa flokët i kishte lidhur pas në një bisht të lëmuar dhe mbante syze dielli për një pamje plot stil dhe mbretërore.

Incidenti me pallton e zezë të Rihanna-s u bë shpejt temë kryesore në rrjetet sociale, me ndjekës që shpërndanë fotot dhe videot e momentit të papritur.
Fansat dhe komentuesit nuk i kursyen fjalët e admirimin për stilin dhe aftësinë e saj për ta menaxhuar situatën me klas dhe humor. E po, Rihanna po që di si ta bëjë çdo hyrje të saj të paharrueshme dhe të mbetet qendra e vëmendjes kudo ku shfaqet.


