75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

Palmeiras përmbys rezultatin dhe kualifikohet në finalen e madhe të “Libertadores”

Skuadra e Palmerisa ka shënuar fitore 4:0 ndaj LDU Quito, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në play-offin e “Copa Libertadores”.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me shifrat 3:0 në të mirë të skuadrës nga Ekuadori, por brazilianët nuk u dorëzuan dhe gjithçka përmbysen në ndeshjen e kthimit, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin nga Brazili i shënuan: Sosa, Bruno Fuchs dhe Raphel Veiga (2).

Një paraqitje fantastike bëri 21-vjeçari, Allan – i cili fitoi edhe penalltinë në minutën e 82’të.

Në finale, Palmeiras do të luajë ndaj Flamengos RJ – më 29 nëntor të këtij viti./Indeksonline/