75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Gj. Sh

Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahlyt, një hap larg kualifikimit në fazën e eliminimit dirket

Palmeiras ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube.

Skuadra braziliane e mposht skuadrën egjiptiane Al Ahly, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi u paralajmërua një stuhi në qytetin e New Jersit, ku edhe iu kërkua tifozëve të largohen nga tribunat.

Palmeiras me këtë fitore ka grumbulluar katër pikë në Grupin A, dhe është shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, ndërsa lojën e ardhshme do të luaj ndaj Portos./IndeksOnline/