12:40 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Palmer: Jemi krenar me atë që keni bërë, SHBA-të do jenë gjithmonë pranë jush!

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit Metju Palmer ka thënë se është një nder i madh për të të flas për Kosovën, e sidomos pas ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

AI ka theksuar se sot po festohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës, ku ndërhynë forcat amerikane, raporton Indeksonline.

NATO ka intervenuar pas të gjitha përpjekjeve, dhe ai intervenim ka qenë si shansi apo mundësia e fundit për të gjujnëzuar Miloshevicin dhe shkatërrimet që po bëheshin në këtë vend

Ata që janë mbledhur sot, e dinë që rrethanat e 99-tës është dashur një intervenim i cili ka qenë i qartë, për të ruajtur paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë

Në këtë përvjetor solemn i përkujtojmë shumë ushtar që kanë vdekur, e janë plagosur, si dhe ata që kanë humbur më të dashurit e tyre

Sot të ripërsërisim besimin për të ndërtuar shtetin për nipërit e mbesat e tyre,

Para 20 vitesh askush se mendonte se do të mblidheshim këtë në kryeqytetin më të ri në botë, për të folur për të ardhmen euroatlantike

Përkrahja e SHBA-ve për këtë shtet, ne jemi krenar dhe po na shpaguhet mundi që kemi bërë për këtë shtet

Nuk jemi në favor të kthyerjes së orës prapa sa i përket pavarësisë së Kosovës, duke e ditur se Kosova është rritur dhe e pjekur mjaftueshëm për të shërbyer si spirancë e demokracisë, në 20 vjetorin e arritjes së KFOR-it kanë ndryshuar tensionet dhe jetët tona

SHBA të do të jenë pranë jush dhe me ju, NATO e aleancat tjera do të futen në krahun tuaj dhe të marrin vendime bashkë me ju, një e ardhme e ndritur varet nga rendi e ligji, llogaridhënia dhe refuzimi

Ne jemi të privilegjuar për zbatimin e ligjit, liderët duhet të synojnë të krijojnë një stabilitet dhe një klimë ku ndërmarrësit e rinj të lulëzojnë, të shfrytëzojnë talentet, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë për të sjell para drejtësisë atë që kanë kryer krime në luftë, Prishtina e Beogradi duhet të lënë me një anë retorikat materialiste, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me përfundim të njohjes së Kosovës,

Kjo kërkon të largohen të gjitha barrierat dhe të ketë një frymë të bashkëpunimit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, këto dy shtete gjithmonë do të jenë fqinjë dhe madje të ngushtë, por duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane. /Indeksonline/