20:39 / E Diele, 04 Korrik 2021 / AR

Palmer: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Palmer

“Kosova të gjej mekanizma që atë ta themelojë duke respektuar Kushtetutën”

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në një intervistë ekskluzive për RTV21 tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.

Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar kushtetutën e saj.

Sa i përket padisë së paralajmëruar të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tille nuk do ti kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve.