Palmer me super asist, Mudryk shënon ndaj Nottinghamit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Nottingham Forest në javën e parafundit të Premier League.
Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Ukrainës, Mudryk, shkruan Indeksonline
Mudryk shënoi në minutën e 8’të pas një asisti tejet të bukur nga anglezi, Cole Palmer.
Ky ishte asisti numër 10-të për Cole Palmer që po kalon një sezon fantastik këtë edicion./Indeksonline/