Palmer pritet si hero në vendin e tij të origjinës

Cole Palmer po shijon pushimet e tij pas Botërorit të Klubeve.
Ai po kalon pushimet në vendin e tij të origjinës, në Saint Kitts dhe Nevis ku është pritur si hero nga fansat atje, pasi u shpall kampion bote me Chelsean.

Ai së bashku me familjen e tij, u pritën dhe nga kryeministri i këtij vendi, Terrance Drew të cilët publikuan edhe një foto së bashku me fanellën e kombëtares së Saint Kitts dhe Nevis.
Palmer, këtë sezon ishte spektakolar pasi ndihmoi Chelsean të fitonte Ligën e Konferencës dhe Botërorin e Klubeve./IndeksOnline/