75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 30 Gusht 2023 / Gj. Sh

Palmer te Chelsea, caktohen testet mjekësore

Cole Palmer do të jetë futbollist i ri i Chelseas.

Skuadra londineze ka arritur marrëveshje me Manchester Cityt për transferimin e mesfushorit 21-vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Chelsea do të paguajë 40 milionë euro plusë pesë milionë euro bonues për anglezin.

Testet mjekësore për Palmer janë rezervuar për të enjëten./IndeksOnline/