75 Mall Live Search
22:08 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Palmer thotë se Grenell nuk përfaqëson qeverinë amerikane

I pyetur për raportet në mes të Grenellit dhe Kurtit, zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka deklaruar se nuk dëshiron që të flas shumë për këtë cështje. Por që e ka quajtur Grenellin si qytetar të thjeshtë amerikan.

“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai për Tv Dukagjinin.

I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat.

“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë”, tha mes tjerash Palmer në RTV Dukagjini.