16:22 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pamela Anderson drejt fundit të lidhjes me futbollistin e njohur

Pamela Anderson e akuzon futbollistin e njohur francez Adil Rami, duke pretenduar se ai ka bërë një jetë të dyfisht sa ishin në lidhje dashurie  së bashku në dy vitet e fundit dhe aludoi se ai mund të ketë qenë abuziv gjatë mardhënies së tyre, transmeton Indeksonline.

Bukuroshja e “Baywatch” ka postuar një foto me ish-in duke shkruar : “Tejet e vështirë të pranosh. Dy vitet e fundit tëjetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Ne ishim në dashuri të madhe, unë jam e shkatërruar për të prezantuar se në ditët e fundit ai ishte duke e jetuar një jetë të dyfishtë. Meshkujt janë ‘përbindësha’, si është e mundur të kontrollosh 2 zemrat dhe mendje të grave në një kohë?”

Anderson, 51 vjeçare ishte në lidhje me futbollistin Adil Rami për 2 vite dhe tashmë duket se rrugët e tyre po ndahen. /Indeksonline/