75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamela flet për martesën e saj, që zgjati vetëm 12 ditë

Në një intervistë për “New York Times”-in, Pamela Anderson foli për martesën me Jon Peterin në Malibu dhe theksoi se “beson ende te dashuria”.

“Ishte thjesht një moment. Një moment që siç erdhi, shkoi, por nuk ishte dasmë, nuk mund ta quaj martesë. Nuk kishte asgjë. Ishte si të mos kishte ndodhur kurrë. Tingëllon çuditshëm, por kjo është. Nuk u thyen zemrat”.

Andersoni tha se “është e gatshme të martohet përsëri”.

“Edhe një herë tjetër, të lutem Zot, edhe një herë tjetër”.

Në vijim, Pamela u shpreh se nuk i vjen keq për asgjë çfarë ndodhi me Peterin, thjesht do të kishte dashur që media të mos raportonte paqartësi në lidhje me martesat e saj nisur nga fakti që u tha se u martua për të pestën herë.

“Unë jam martuar tri herë. Jam martuar me Tommy [Lee], me Bobin [i njohur si Kid Rock] dhe Rick [Salomon].”

Anderson, 52 vjeçe, ka qenë e martuar me Tommy Leen (1995-1998), Kid Rockun (2006-2007), Rick Salomon (2007-2008). Me këtë të fundit u martua sërish, më 2014 për t’u divorcuar një vit më vonë. Një vit më parë, Andersoni i dha fund romancës problematike me futbollistin Adil Ramin.