75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / Gj. Sh

Pamela Anderson habit me deklaratën: Sylvester Stallone më premtoi një apartament dhe një Porsche nëse dilja me të

Pavarësisht mohimeve të Sylvester Stallone, Pamela Anderson këmbëngul se ai i ofroi asaj një apartament dhe një Porsche në këmbim të lidhjes me të.

Edhe pse aktori e mohoi se i kishte bërë ofertë, ajo shpjegoi gjatë paraqitjes së saj në Watch What Happens Live With Andy Cohen se “askush nuk mund ta kishte sajuar këtë, sepse ishte shumë specifike”.

Aktorja 58-vjeçare kishte thënë se Sylvester Stallone i kishte kërkuar të ishte “vajza e tij nr. 1” dhe kur ajo e pyeti nëse kishte një nr. 2, ai u përgjigj: “Kjo është oferta më e mirë që do të marrësh, tani je në Hollywood”.

79-vjeçari i ka mohuar më parë akuzat, duke i quajtur ato “të rreme dhe të sajuara” përmes një përfaqësuesi. Gjatë paraqitjes së saj në “Watch What Happens Live With Andy Cohen” të dielën, më 3 gusht, Pamela Anderson iu drejtua çështjes dhe komentoi: “Epo, si mund ta sajojë dikush diçka të tillë? Dua të them, është diçka shumë specifike.”

Më pas, prezantuesi e pyeti me humor nëse kishte ndonjë “makinë tjetër” që mund ta kishte bërë të ndryshonte mendje për t’u lidhur me Sylvester Stallone-n. “Ndoshta një Shelby Cobra”, tha ajo me të qeshur përpara se të sqaronte se po bënte shaka.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur emri i Pamela Anderson është bërë shumë publik, për shkak të marrëdhënies së saj me Liam Neeson. Dy aktorët u afruan gjatë bashkëpunimit të tyre në filmin “The Naked Gun”, me lajmin se ata janë çifti i ri i Hollivudit që u bë i njohur nga revista People.