75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / AR

Pamela Anderson thotë se njerëzit nisën ta pëlqenin pas vendimit për t’u shfaqur pa grim

Pamela Anderson, në një invervistë për Better Homes & Gardens, foli për librin e saj të ri të gatimit dhe për jetesën e saj të qetë në ishullin Vancouver. Ndër të tjera, ajo u shpreh se fitoi disa admirues të rinj pas vendimit për të mos përdorur grim dhe për t’u shfaqur natyrale në evente të ndryshme.

Pamela Anderson thotë se njerëzit nisën ta pëlqenin pas

“Tani njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: “E di, s’të kam pëlqyer kurrë më parë, por më pëlqen tani”. Dhe unë mendoj se në këtë fjali ka një kompliment”, tha 57-vjeçarja.