18:50 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Pamela Anderson viziton Assange në burg

Assange, të cilin e vizitoi në burgun Belmarsh në juglindje të Londrës.

“Duhet ta shpëtojmë jetën e tij”, tha aktorja që mbështet 47-vjeçarin australian.

Anderson gjithashtu vizitoi Assange, ndërsa ishte në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku në vitin 2012 ai vendosi të shmangë ekstradimin në Suedi nën akuzën për sulmi seksual, të cilin e kishte mohuar.

Më 11 prill, policia e Londrës e arrestoi atë në bazë të një urdhri të SHBA për ekstradimin e tij dhe për shkelje të kushteve të lirimit me kusht në Britaninë e Madhe.

Ekuadori më parë ka hequr statusin e azilit të Assange, duke përmendur si arsye “shkeljen e konventave ndërkombëtare dhe protokolleve ditore”.

“Është shumë e vështirë të shohësh Julian këtu”, tha aktorja, duke shtuar se Assange nuk meritonte të burgosej pasi është i pafajshëm dhe nuk ka kryer dhunë.

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, pasi është një padrejtësi. Ai sakrifikoi aq shumë për të gjetur të vërtetën, “tha aktorja.

SHBA kërkon Assange për lirimin e dhjetëra-mijëra dokumenteve të qeverisë sekrete përmes Wikileaks.