75 Mall Live Search
23:15 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / AR

Pamela Anderson zbulon arsyen prekëse pse nuk vendos makijazh

Pamela Anderson prej kohësh ka një pamje tepër natyrale dhe arsyeja është shumë e veçantë.

Ish-ylli i “Baywatch” është shprehur se së fundmi vendos shumë pak makijazh krahasuar me kohën kur ishte pjesë e serialeve në fillim të viteve 90′.

Në një intervistë të dhënë për “Elle”, Anderson ka thënë: “Jam mësuar më njerëzit që gjatë gjithë kohës më kanë thënë se çfarë duhet të bëj sa i përket pamjes sime të jashtme”.

Anderson ka shpjeguar se ka vendosur të mos lyhet shumë që pas vdekjes së ish-artistes së makijazhit, Alexis Vogel, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2019-të pas një beteje me kancerin e gjirit.

“Ajo ishte më e mira”, ka thënë Anderson. “Që prej asaj kohe, pa Alexis, ndjeva që është më mirë për mua të mos vendos makijazh”.